Jennifer Lopez i është përgjigjur akuzave se i fejuari i saj Alex Rodriguez e ka tradhëtuar atë me ish gruan e Consecos, Jessican. 49 vjeçarja ka foluar në një emision këtë të mërkurë, ku pos projektit të saj muzikorë ajo ka folur edhe për tradhtinë e Rodriguez. Këngëtarja, ka qenë e qetë kur është pyetur për këtë ku i është referuar këtyre akuzave derisa ka thënë se ato erdhën pak minuta pas lajmërimit për këtë gjë. “Po, e di por nuk ka rëndësi, e di edhe si është e vërteta, e di kush është ai, ai e di kush jam unë, ne nuk kemi këtë problem – në jemi shumë të lumtur”, ka thënë aktorja për Charlamagne. Ne nuk do të lejojmë që kjo të na prish, njerëz të tjerë dalin dhe të flasin për lidhjen tonë, e di çfarë marrëdhënie ne kemi”, ka shtuar ajo.
/Syri/