Të gjithave na ndodh që mos të mbetemi të kënaqura me buzëkuqët, sepse është mjaft e vështirë të zgjedhësh ngjyrën e duhur. Por ky është problemi më i vogël që mund të imagjinohet, në krahasim me atë që i është dashur të kalojë një vajze nga Florida.
Pasi kishte blerë një buzëkuq të firmës CoverGirl Queen Collection, Lily Cleopatra Maurice ka dalë për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit të saj.
Por mbrëmja nuk ka shkuar si duhej pasi ajo ka përfunduar në urgjencë.
Lily ka pësuar një reaksion alergjik dhe buza e saj u fry aq shumë saqë ajo kishte veshtirësi me frymëmarrjen, duke u detyruar të shkojë në spital.
Ky lloj reaksioni është shumë i ngjashëm me pickimin e grenzave dhe ndodh nën lëkurë.
“Zakonisht shoqëohet me vështirësi në frymëmarrje dhe përtypje”, kanë thënë mjekët.
Megjithatë kjo është hera e parë që ndodh një incident i tillë me kompaninë CoverGirl.
“Sapo morëm vesh për këtë incident u interesuam për gjëndjen shëndetësore të Lily-t si dhe ofruam mbështetjen tonë për cdo gjë të nevojshme. Na vjen mirë që ajo tashmë është mirë. Tek CoverGirl, siguria e konsumatorëve tanë është parësore”, kanë thënë përfaqësuesit e firmës.