Shfaqja fantastike e Chanel

    Karl Lagerfeld edhe një herë i ka lënë të gjithë gojë hapur, me shfaqjen e koleksionit Pranverë/Verë 2016 të Chanel, gjatë Javës së Modës në Paris.
    Këtë herë ai kishte krijuar një shtëpi gjigande kukullash, e cila gradualisht u transformua kur u hapën dyert, për të shfaqur 19 ndarje në tre kate.
    Mbi 60 krijime të stilistit u paraqitën nga modele si Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Bella Hadid.
    Në qëndër të shtëpisë, Lagerfeld prezantoi “nusen” e tij, modelen argjentinase Mica Arganaraz, si dhe “dhëndrrin”.
    Mes 60 modeleve, në pasarelë sfiloi vetëm një mashkull.
    Shfaqja mbizotërohej nga nota futuriste, vecanërisht sa i përket materialeve të veshjeve dhe modelit të flokëve, por kishte edhe elementë klasikë si për shembull make up-i në stilin e Cleopatra-s.

    Advertisement