Shfaqet për herë të parë me të dashurën në Instagram, Shakira “eklipson” postimin e Pique-s!

Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram.

Advertisement

Çifti duken pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.

Siç pritej seksioni i komenteve poshtë fotos së Pique-s është i tejmbushur, ku mbizotërojnë ato që i rikujtojnë ish-partneren e tij, Shakirën.

“Kjo foto e pëlqejnë vetëm të pabesëve ”, Kjo nuk është dashuri, është e përkohshme,” janë vetëm disa nga komentet pro këngëtares kolumbiane.

“Duke lexuar komentet shoh se Shakira ka përmbushur ëndrrën e Bolivarit: të kthejë të gjithë Amerikën Latine kundër Spanjës”-komenton një tjetër ndjekës.

Kujtojmë që kjo dalje e tyre vjen vetëm disa ditë pasi Shakira lançoi këngën e saj të re, e cila qartazi është kthyer në një hit kudo.

Kënga është bërë virale në rrjetet sociale me femrat që e vënë në pah si një himn për ato që kanë rënë viktima të tradhtisë.

Ndonëse artistja latine edhe më parë i ka kushtuar këngë ndarjes së saj nga Pique, ky i fundit nuk ka reaguar kurrë, por këtë herë ai nuk ia ka përtuar.

Ka qenë një varg i këngës më të fundit, ku ajo shprehej për futbollistin se ‘’ka ndërruar një Rolex për një Casio’’. Këtij vargu mbrojtësi iu përgjigj duke njoftuar një partneritet me markën Casio për projektin e tij King’s League.

Përpos kësaj, Shakira ka vënë në lojë edhe të dashurën e tij të re, Clara Chia, duke e krahasuar atë në mënyrë metaforike me një Tëigo, pasi shprehet ‘’ndërrove një Ferrari për një Twigo’’.

Edhe këtë herë, Pique ia ka kthyer duke shkuar në ligë në një makinë Twingo.