Të apasionuarit ndaj paranormales kanë hedhur hipotezën mbi identitetin e kësaj figure të mistershme e shfaqur në foton e shkrepur nga Kevin Horkin në kështjellën Gwrych. The Sun shpegon se disa persona mendojnë se bëhet fjalë për konteshën e Dundonald që kish e kish trashëguar kështjellën në vitin 1984. Të tjerë mendojnë se është një shërbëtore që vdiq në brendësi të kështjellës kur u rrëzua nga kali.
Kevin Horkin, 48 vjeçar që ka shkrepur foton disa kohë më parë dhe mundi t’a kuptojë këtë prezencë të veçantë kur hodhi fotot nga aparati në kompjuter. Burri ka rrëfyer për The Sun se atë ditë kur kish vizituar kështjellën kish ndjerë një prezencë të çuditshme. Ishte një ditë e ftohtë, por pranë ndërtesës ishte ngrohtë. Kështjella është ndërtuar në vitin 1819 dhe u braktis në vitin 1985, për shkak të rënies së dyshemesë. North Wales Paranormal Research Group ka konfirmuar se ky nuk është lajmërimi i parë mbi prezenca në kështjellën e Gwrych, por e fundit e një sërie të gjatë.