Sheshi i rinovuar “Skënderbej” është shpallur si hapësira më e mirë publike për vitin 2018.
Çmimi Europian për hapësirën publike urbane është një konkurs dy vjeçar organizuar nga “Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës” (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona. Ideja e konkursit u krijua në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë.
Çmimi është ndarë ditën e djeshme në Barcelonë dhe është tërhequr nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
The mayor of Tirana @erionveliaj and Johan Anrys, on behalf of 51N4E architects, collecting the winning award of the European Prize For Urban #PublicSpace18
Handing over the prize is @G_Pisarello , representing the Barcelona City Hall. pic.twitter.com/pEIX0tzgWO— publicspace (@publicspaceCCCB) June 20, 2018
Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane. Çmimi Evropian për Hapësirën Publike Urbane organizohet nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe me partnerët: Muzeu Gjerman i Arkitekturës (Frankfurt); Muzeu i Arkitekturës Finlandeze (Helsinki); Muzeu i Arkitekturës dhe Dizajnit (Lubjanë); Fondacioni i Arkitekturës (Londër); Qyteti i Arkitekturës dhe Trashëgimisë (Paris) dhe Qendra e Vjenës e Arkitekturës (Vjenë)
Për këtë sesion u dorëzuan 279 punime, nga të cilat: Spanja (52), Portugalia (18), Italia (17), Franca (16), Belgjika (14), Holanda (14), UK (13), Gjermania (12), Polonia (10), Zvicra (10), Rumani (9), Bullgaria (8), Republika Çeke (8), Sllovenia (8), Serbia (7), Ukraina (7), Austria (6), Rusia (6), Danimarka (5), Hungaria (5), Turqia (5), Shqipëri (4), Suedia (4), Kroacia (3), Estonia (3), Irlandë (3), Norvegjia (3), Bosnje dhe Herzegovinë (2), Greqi (2), Lituania ( 2), Luksemburgu (2), Sllovakia (1).
Lajmin për çmimin special e ka ndarë në Facebook-un e tij edhe Kryeministri Edi Rama.