Sheshi “Skënderbej”, në finalen e çmimit të BE për arkitekturën

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë lidhur me sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës.

Kreu i qeverisë bën me dije se sheshi është në finalen e çmimit të Bashkimit Europian për arkitekturën.

Advertisement

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës. Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe”, shkruan Rama.

Ai e mbyll këtë qëndrim me fjalët “Qentë le të lehin vazhdimi dihet”.

/GazetaShqip/