Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në një lokal në Prishtinë që degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 Gushtit. Siç raportojnë mediat e Kosovës, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri verbal mes disa të rinjve.
Klan Kosova raporton se viktima është një 39-vjeçar,i cili humbi jetën si pasojë e plagëve shumë të rënda.
Sipas të njëjtave burime, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 20 persona. Katër prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa 17 të tjerë, prej tyre 3 burra dhe 14 femra, janë lënduar si pasojë e thyerjeve të gotave e shisheve të qelqit.
Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Policia e Kosovës ka thënë se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.