Sherr mes Britney Spears e Iggy Azalea

“Pretty Girls”, bashkëpunimi muzikor mes Britney Spears dhe Iggy Azalea, publikuar gjatë muajit Maj, rezultoi një zhgënjim.
Pikërisht kjo është edhe arsyeja se përse mes dy artisteve, ditët e fundit, ka patur mjaft tension, që është reflektuar në postimet e tyre në rrjete sociale.
Ishte fillimisht 25-vjeçarja Azalea që me anë të një postimi në Twitter la të kuptohej se fajësonte Spears për dështimin e këngës së tyre, duke thënë se një këngë ka nevojë për promovim për të qenë e suksesshme, gjë e cila nuk ishte në dorën e saj.
Nuk ka vonuar edhe reagimi 33-vjeçares Spears, e cila tha se viti që ka përpara do të jetë një sukses për të, duke lënë të kuptohet se Iggy nuk mund të krahasohet me yllin e pop -it.
Pavarësisht se grumbulloi mbi 78 milionë klikime ne YouTube, “Pretty Girls” u rendit e 28 në klasifikimet muzikore, ndërsa nuk arriti të bënte për vete fansat dhe nuk u luajt në mënyrë të vazhdueshme në radio.

Advertisement