Shembja e Teatrit, Nishani për Ramën dhe Veliajn: Jeni vetëm administratorë, jo pronarë të tokës

Bujar Nishani, president of Albania, gives a speech about the Democratic government of Albania and its hopeful transition into the EU at Rackam Auditorium on Monday (Charles Kowalec / Michigan Daily)

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me draftin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re me gjashtë kulla.

Sot Veliaj deklaroi se Bashkia ka ofruar tokën që të marrë një teatër. Ndërsa Nishani thotë se qeveria dhe bashkia janë vetëm administratorë e jo pronarë të tokës në Tiranë.

Advertisement

“Qesharake deri në neveri!
Qeveria dhe Bashkia Tiranës thonë se:
“po japim tokën siç bëjnë të gjithë pronarët dhe do marrim përqindjen të përkthyer në teatër të ri” !!!! ?
Ore, po nuk jeni pronarë të shtetit, pronës publike dhe pushtetit.
Jeni administrator të përkohshëm të tyre.
Po ringjallin sojin e Haxhi Qamilit, mu në mes të Tiranës.”, shkruan Nishani në Facebook.