Ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Genova të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte.
Zjarrfikës të shumtë, ambulanca dhe forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga raportimet e deritanishme dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja dhe një duzinë mjetesh të përfshira, sipas punonjësve të kërkim-shpëtimit. Mbikalimi është një nga nyjet kryesore të lëvizshmërisë në zonën e Ligurias.
Dyshohet se ajo që ka shkaktuar shembjen e urës mund të ketë qenë një kolaps strukturor, që ka ndodhur në pjesën që kalon mbi rrugën “Walter Fillak” në zonën e Sampierdarena.
Në autostradën A10 Genova-Savona është mbyllur kryqëzimi midis A7 Milano-Genova dhe Genova Aereoport në të dy drejtimet.