Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, nën gjykim duke nisur nga dita e hënë në Francë ka thyer “tavanin e qelqit” për të hyrë në rrethin e mbyllur të liderëve ekonomikë të globit ku ia doli me sukses të ushtrojë autoritetin e saj.
Në përfundim të një shkëlqimi meteorik, ajo mori komandat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në 2011 pas një kontrate rekord jetëgjatësie në krye të Ministrisë së Ekonomisë franceze (2007-2011) dy funksione mjaft prestigjioze që nuk i kishte mbajtur kurrë më parë një grua.
Kjo CV unike do të ishte padyshim e panjollosur nëse në moshën 60 vjeçare, gjykata franceze do t’a shpallte fajtore për “neglizhencë” zanafilla e një keqpërdorimi gjigant të fondeve publike kur ajo mbante postin e ministres.
“Deri më tani, rrugëtimi i saj i largohet mjaft të zakonshmes, madje avokates së re në fillim të karrierës i refuzohet një vend pune për një arsye të thjeshtë pasi më thanë se ju jeni femër”, tregon ajo.
Oportuniste e drejtuar nga një taktikë e rafinuar për arritjen e qëllimit, e bija e dy pedadogëve që ndoqi një pjesë të studimeve në SHBA-së, e aftë për të kapërcyer çdo pengesë për të patur një rol në mesin e udhëheqësve të botës.