SHBA – Zhvillohet sot konferenca për Haitin

Tre muaj pas tërmetit katastrofal, në konferencën e organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet me dijeni se do të marrin pjesë 136 vende. Nga ana e tij, shefi i Bankës Botërore Robert Zoellick, deklaroi në një intervistë se donatorët dhe qeveria e Haitit duhet të fillojnë një partneritet afatgjatë me qëllim rindërtimin e vendit të shkatërruar. Sipas tij, për të evituar korrupsionin dhe keqpërdorimin e këtyre ndihmave duhet të ndërmerren masa të posaçme. Vlerësohet se dëmet e tërmetit kapin shumën prej rreth shtatë miliardë dollarësh, ndërsa plani i OKB-së për rindërtimin e këtij vendi parashikon ndihma në vlerë prej 11.5 miliardë dollarësh. Po kaq, parashikohet të jetë edhe ndihma që do të akordojë Komisioni Evropian.

Advertisement