Dy javë më parë gjykatat suedeze lëshuan një mandat-arresti ndërkombëtar për Assange nën akuzën e përdhunimit, ngacmimit seksual dhe përdorimit të dhunës, ngjarje këto që dyshohet se 39 vjeçari australian i ka kryer në muajin Gusht të këtij viti gjatë një udhëtimi në Suedi. Suedia i kërkoi Interpolit ta vendosë atë në listën e personave shumë të kërkuar pasi një gjykatës urdhëroi vënien e tij në pranga. Sipas Interpolit, lista e shumë të këruarve nuk është një mandat-arresti ndërkombëtar, por një kërkesë ndaj 188 vendeve që kanë nënshkruar për këtë listë për të kërkuar, prangosur e më pas për të ekstraduar personin drejt vendit që ka lëshuar kërkesën. Sipas autoriteteve suedeze, kundrejt Assange rëndojnë 5 akuza që kanë lidhje me dy krime të ndryshme. Ndërkohë avokatët e australianit kanë apeluar vendimin e gjykatës.


