Mbledhja është programuar të mbahet më 24 shtator. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në Pallatin e Qelqtë, Susan Rice. “Këshilli i sigurimit luan një rol thelbësor për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve bërthamore”, është shprehur Rice në një komunikatë. Në mbledhje janë ftuar liderë të 14 shteteve të tjera në KS.