SHBA – Ndryshon plani i mburojës antiraketë

Sunday, December 21, 2025

Në njoftimin e bërë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti riafirmoi vendosmërinë e tij për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve ndaj një kërcënimi me raketë nga ana e Iranit. Ai tha se ndryshimi në programin amerikan është rrjedhojë e një vlerësimi të ri të programit raketor iranian. Rusia e kishte kundërshtuar me forcë instalimin e mburojës antiraketë në Europën Lindore. Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se ai do ta mbronte rajonin nga një sulm i mundshëm me raketë nga Irani. Por gjeneral i marinës amerikane dhe zëvendësshef i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, Xhejms Kartrajt, kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbivlerësuar se sa pranë ndërtimit të një sistemi raketash balistike me rreze të gjatë veprimi është Irani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -