SHBA – Miratohet reforma shëndetësore

Kjo është mundësuar falë shumicës demokrate në këtë dhomë, me 219 vota pro dhe 212 kundër, ndërsa pakica republikane ishte kundër kësaj reforme, por duket se votat e demokratëve kanë mjaftuar për ta kaluar atë. Nga ana e tij, presidenti Obama e vlerësoi miratimin e paketës shëndetësore dhe duke folur në Shtëpinë e Bardhë rreth saj, ai tha se ky votimi u jep përgjigje lutjeve të njerëzve të pasiguruar, pasi legjislacioni i ri do të ofrojë siguracione shëndetësore për 32 milion amerikanë që nuk e kanë atë. Ndërkaq, dhoma e Përfaqësuesve po ashtu miratoi një projektligj tjetër ndryshimesh ndaj masës së miratuar nga Senati amerikan.