Izrael – Netanyah hedh poshtë kërkesat për ndaljen e ndërtimeve

Monday, September 21, 2026

Një gjë të tillë ka lënë të kuptohet vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili i ka hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndaljen e ndërtimit të këtyre vendbanimeve hebreje. Netanjahu i bëri këto komente para nisjes për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin Barak Obama dhe me lobin pro-izraelit. Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, është ftuar personalisht nga Obama për të zhvilluar ditën e martë në Shtëpinë e Bardhë një bisedë për procesin e paqes në Lindjen e Afërt. Sipas të dhënave izraelite, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, George Mitchell, i dorëzoi në Jeruzalem Netanjahut një letër përkatëse. Nga ana e tij, edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, dje gjatë qëndrimit të shkurtër në Rripin e Gazës, kërkoi nga Izraeli që ta ndalë bllokadën në këtë territor. “Bllokada në Rripin bregdetar do të thotë vuajtje për popullsinë civile dhe forcim për ekstremistët”, tha Mun.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM