SHBA – Marrëveshje me Indinë për mbetjet bërthamore

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit, sipas të cilit pakti i arritur është thelbësor për vazhdimin e një marrëveshjeje të nënshkruar në 2008-ën. Ajo parashikon që India, pas përdorimit të materialit kombustibël të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara, të vazhdojë me tërheqjen e mbeturinave. Gjithashtu, marrëveshja lehtëson edhe pjesëmarrjen e kompanive amerikane të energjisë bërthamore civile në këtë proces.

Advertisement