Gjatë hapjes së një konference në ndihmë të tregtisë, sekretari i Përgjithshëm e OKB-së, Ban Ki-moon deklaroi se tregtia përtej kufijve “ka një potencial të konsiderueshëm për të shërbyer si motorri i një rritjeje dhe zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm”. “Tregtia mund dhe duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona për stimulimin e rimëkëmbjes ekonomike”, deklaroi Ban gjatë një takimi në Organizatën Botërore të Tregtisë, ku theksoi se shumë vende do të kenë nevojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe të tjerë mbështetje për të kapërcyer këtë periudhë, kur kërkesa e tregut është tepër e dobët.