Tiranë – Ministria e Shëndetësisë merr masa për gripin e derrave

Sapo vaksina të dalë në treg, është parashikuar të blihen 50 mijë copët e para, por nuk dihet ende se cila pjesë e situatës do të vaksinohet e para. Ndërsa në poliklinikat e lagjeve, fluksi i të prekurve nga gripi i zakonshëm, kryesisht fëmijë, është 16 në ditë. Sipas të dhënave, në vend numërohen 5 mijë të prekur në javë nga gripi i zakonshëm. Sipas mjekëve, kjo është një shifër tipike për periudhën ku ndodhemi e që pritet të 3-fishohet në stinën e vjeshtës. Kjo është edhe periudha më e mundshme për përhapjen e gripit të derrave në vende si yni. Megjithatë, jo më pak i rrezikshëm duket edhe muaji gusht, me ardhjen e emigranteve nga shtetet fqinje.

Advertisement