SHBA – Ki Moon kritikon Izraelin

“Fakte të reja mund të kompromentojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. I kërkoj Izraelit pezullimin e menjëhershëm të planit të tij për ndërtimin e 1600 vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor. Palestinezët dhe izraelitet duhet të ulen në tryezë për të biseduar për paqen pa vendosur kushte paraprake”, thuhet në deklaratën e Ki Mun. Deklarata e shefit të OKB-së u bë pak ditë pas kthimit nga një vizitë në Lindjen e Mesme ku u njoh nga afër me realitetin në marrëdhëniet Izrael-palestinezë.

Advertisement