Sharon Stone rrëfen historinë “shokuese”: Kirurgu më zmadhoi gjoksin pa dijeninë time!

Sharon Stone mori një “surprizë të paharrueshme” pas operacionit të heqjes së tumorëve beninj në vitin 2001. Por nuk është ajo që ju mendoni…Dhe që në fakt as aktorja e njohur nuk e kishte menduar. 63-vjeçarja, po po Sharon Stone është 63 vjeç, ka rrëfyer në një intervistë për “The Times” se doktori i zmadhoi gjoksin pa dijeninë e saj, gjatë ndërhyrjes që supozohet të ishte jo-kirurgjikale.

“Kur hoqa fashët zbulova se gjoksi im ishte një masë më e madhe,”-tregon Stone, duke shtuar se kirurgu më parë i kishte sugjeruar se kjo madhësi shkonte shumë mirë me masën e ijeve të saj- “Ai më ndryshoi trupin pa dijeninë apo miratimin tim, ishte një eksperiencë shokuese”.

Advertisement

Më pas aktorja ritheksoi se kirurgu i ishte shpjeguar se ajo do të dukej më bukur me gjoks më të madh, e më të mirë.