Sharmin dhe bukurinë e Julia Roberts e sjell në DWTS Julka Gramo!

Sharmi dhe bukuria e Julia Roberts në filmin “Pretty Woman” bëri që njerëzit ta besonin vërtet fabulën e Hirushes, të cilën e risolli më së miri në kërcim Julka Gramo.

Në një tango energjike dhe sensuale në të njëjtën kohë, Julka arriti të ‘sundojë’ skenën e DWTS dhe kjo u prit shumë mirë nga juria.

Advertisement

“Julka, ti je diku në mes dhe del me rezultate të mira. Po bën avancim të jashtëzakonshëm”- tha Dalina.

“Ka rrjedhshmëri në hapat e tangos, koka duhet të ishte më mbrapa te përkulja dhe nuk duhet të dorëzohesh te partneri. Në përgjithësi, një nga performancat më të bukura të tuat”- ishte komenti i Kledit.

“Renditesh mirë, tregon një lloj stabiliteti. Je shumë mirë më pëlqeve”- tha Armando.

“Ishte shumë e bukur dhe korrekte. Më pëqeu padioma, shtrirja e kurrizit. Je në rritje.”- tha Valbona.

Në fund, çifti rrëmbeu katër teta, pra 32 pikë, rritje krahasuar me javën e shkuar.