Shakira më në fund ka nisur një jetë të re me fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique.
Këtë javë këngëtarja kolumbiane u zhvendos në Miami me familjen e saj. Sipas disa raportimeve të mediave, shpërngulja e papritur e saj në Shtetet e Bashkuara mund të ketë ndodhur për faktin se ajo u dëbua nga shtëpia ku jetonte në Barcelonë, pasi mori një letër më 13 Mars ku i kërkonte të largohej nga shtëpia para 30 Prillit.
Përveç kësaj, lëvizja u bë e mundur sepse babai i saj Ëilliam Mebarak është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa djemtë Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet më 11 Prill në shkollën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara.
Prona luksoze e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të Miami u ble nga Shakira në vitin 2001 dhe aktualisht vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 17.5 milionë dollarë.E megjithëse këngëtarja mendoi ta shiste pak kohë më parë, pas ndarjes nga ish-futbollisti, e pa si vendin ideal për të nisur jetën e saj të re.
Rezidenca është me ngjyrë të bardhë dhe me stil minimalist, ka dy kate të shtrira në 750 metra katrorë, si dhe pamje spektakolare nga deti. Gjithashtu ka një pishinë të madhe të hapur në kopsht. Rezidenca ka 6 dhoma gjumi, 7 tualete dhe ambiente te medha ndenjie, njëra me dekorim oriental dhe tjetra me sallon bilardo. Përveç kësaj, Shakira do të ketë si fqinj Ricky Martin, Jennifer Lopez dhe Ivanka Trump, mes personaliteteve të tjera.