Shakira i jep “lamtumirën” Barcelonës: Sot ne fillojmë një kapitull të ri…

Shakira i ka dhënë lamtumirën Barcelonës me një status vërtetë të ndjerë. Nëpërmjet disa rreshtave këngëtarja kolumbiane ka njoftuar dhe falënderuar ndjekësit e saj, duke shtuar se nga sot ajo dhe dy djemtë e saj hapin një kapitull të ri në jetën e tyre.

“Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, gjë që tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës së bashku me familjen, miqtë dhe detin. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë.”

Advertisement

Faleminderit të gjithëve që surfuan me mua në valët e Barcelonës, qyteti në të cilin mësova se miqësia është më e gjatë se dashuria. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan, më thanë lotët, më frymëzuan dhe më bënë të rritem. Faleminderit të gjithë fansave të mi spanjollë që më dhanë besnikërinë dhe dashurinë e tyre,”-shkruan ndër të tjera Shakira.