Eksploziv një makinë në Shkozet. Mjeti shpërthen në ecje në mes të rrugës… (VIDEO)

Rreth orës 13:56, teksa ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Shkozet-Durrës, 37-vjeçari Aldi Mustafa, ra pre e një shpërthimi me lëndë plasëse, siç duket në këto pamje.

Mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët dhe në momentin e shpërthimit, makina ishte pranë dy mjeteve të tjera.

Advertisement

Siç duket në pamjet e një kamere sigurie, shpërthimi ka qenë i madh duke mbuluar të gjithë rrugën me tym. Fatmirësisht shoferi nuk pësoi lëndime, teksa hetuesit po mundohen të kuptojnë mekanizmin e përdorur për aktivizimin e lëndës plasëse.

Policia e Durrësit, e cila po kryen hetimet, tha se Mustafa, po lëvizte i vetëm në makinë në momentin e shpërthimit.

Hetimet paraprake treguan se lënda eksplozive ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit, në krahun e pasagjerit. Aldi Mustafa është një personazh i njohur për Policinë e Durrësit, e cila e ka ndaluar në 2021 për arsenal armësh dhe më herët ka qenë i dënuar për çështje të drogës dhe kanosje.