Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht revista meksikane TV NOTAS e cila u ndoq më pas dhe nga gazetat spanjolle të thashethemeve. E teksa duket se lajmi është i konfirmuar, thuhet se çifti dëshiron të presë deri në përfundimin e Kampionatit Europian që të konfirmojnë zyrtarish. Ndërkohë ka filluar të flitet edhe për një martesë të mundshme si dhe për blerjen e një vile në Barcelonë, ku do të jetojnë së bashku.