Sezoni i fundit i ‘Peaky Blinders’ do të transmetohet më shpejt nga ç’mendoni

Llogaritë zyrtare të “Peaky Blinders” në rrjete sociale ndanë lajmin emicionues shoqëruar me një klip të shkurtër të aktorit Cillian Murphy (Tommy Shelby) i cili ecën në një rrugë të errët me kalldrëm dhe me një çantë të madhe në dorë.

Regjisori i serialit, Anthony Byrne, publikoi videon dhe ngacmoi fansat duke thënë se episodet e reja do të mbërrijnë “më shpejt nga sa mendoni”, duke sugjeruar se data e transmetimit do të jetë në muajt e parë të vitit 2022.

Advertisement

Sezoni i gjashtë dhe i fundit “Peaky Blinders”, serial që bazohet në një bandë famëkeqe në Birmingham që ekzistonte vërtet në vitet 1890, përfundoi xhirimet në qershor pas vonesave të shumta për shkak të Covid-19. Më shumë se një herë, anëtarët e grupit të rixhimeve rezultuan pozitivë me Covid, duke bërë që prodhimi të mbyllej përkohësisht.

Duke diskutuar me Variety, krijuesi Steven Knight – i cili gjithashtu shkroi skenarin e filmit biografik mbi Lady Diana-n, “Spencer” – tha se sezoni i gjashtë do të shënojë fundin.

Seriali filloi në vitin 2013 në BBC Two dhe që atëherë ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një BAFTA. Shfaqja ka grumbulluar shumë fansa gjatë tetë viteve të fundit. Për momentin, nuk është bërë e ditur nëse sezoni i fundit do të transmetohet në Netflix.