Adele i shpjegon divorcin të birit përmes një këngë emocionuese

Kënga e tretë e albumit të fundit të Adele, “30”, përfshin një regjistrim zanor të Adele, e cila përpiqet t’i shpjegojë divorin të birit. Në “My Little Love”, Adele shprehet se ndihet pak konfuze. “Mami ka pasur shumë ndjenja të forta kohët e fundit,” thotë ajo.

Kur i biri, Angelo, e pyet se pse, nëna e tij i përgjigjet: “Më duket sikur nuk e di vërtet se çfarë po bëj.”

Advertisement

“Oh, fare?” pyet ai me theksin britanik. “Fare” përgjigjet Adele.

Më vonë, ajo i shpjegon të birit: “Unë e dua babin tënd, sepse të solli ty tek unë. Ti je gjysma ime dhe gjysma e babit.”

Teksti i këngës “My Little Love” është ndoshta edhe më zemërthyes, kur Adele i këndon djalit, “E di që ndihesh i humbur / Është plotësisht faji im”.

Nuk e njoh veten në ftohtësinë e ditës
Kështu që nuk jam e habitur që mund të lexosh të gjitha gënjeshtrat e mia
Ndihem shumë keq që gjendem këtu kur jam kaq fajtore
Jam duke ikur aq larg sa ti je i vetmi që mund të më shpëtosh

Angelo mbushi 9 vjeç në tetor. Është e paqartë se kur superylli i muzikës regjistroi bisedën.

Për Vogue, Adele shpjegoi vendimin për të përfshirë regjistrime zanore personale në albumin e fundit: “Mendova se mund të ishte një qasje e bukur, duke parë se të gjithë kanë qenë në derën time për 10 vitet e fundit, si fansa, për të kaluar në ‘A do të dëshironit të hyni brenda?’”

Albumi në tërësi synon t’u përgjigjet disa pyetjeve që Angelo mund të ketë për prindërit e tij kur të rritet.

Adele, 33 vjeç, dhe ish-bashkëshorti Simon Konecki, 47, njoftuan ndarjen e në prill 2019 dhe ajo paraqiti kërkesën për divorc në shtator. Divorci u finalizua në mars të këtij viti.