Sërish së bashku

Në këto kushte grupi legjendar është gati të rikthehet në studio për të punuar projekte të reja. Kitaristi Joe Perry tha se grupi do të hyjë në studio me producentin Jack Douglas gjatë javës së dytë të korrikut për të punuar për albumin e parë me materiale tërësisht origjinale nga Aerosmith, që nga “Just Push Play” i 2001-it. Ky album do të regjistrohet në Massachusetts në studion e grupit ndërtuar gjashtë vite më parë me Douglas. Puna në studio do të ndërpritet vetëm për një turne të shkurtër në Amerikën e Jugut në muajin tetor, i cili do të pasohet me një turne shumë të gjerë në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të albumit.

Advertisement