Këtë herë grupi amerikan nuk do të kalojë shumë kohë nga publikimi i njërit album në tjetrin. Këngëtari Billie Joe Armstrong ka deklaruar se tetorin e shkuar grupi ka përfituar nga disa ditë pushimi gjatë turneut për të regjitsturar disa demo. “Kemi bërë disa regjistrime në Berlin, Stokholm, Glasgow dhe Amsterdam. Donim të fiksonim disa prej këngëve dhe shumë shpejt do të bëjmë albumin”,‐ ka thënë Billie Joe. Ky album i ri i Green Day do të jetë pasuesi i “21st Century Breakdown” i cili u publikua në maj të 2009‐ës.