Ylli nga Barbados ka thënë se ai episod, jo vetëm që u shoqërua me humbjen e të dashurit, por edhe të mikut të saj më të mirë. Në një natë të vetme u shua gjithçka në të cilën besonte dhe se nuk pati as mundësinë më të vogël për të vënë nën kontroll situatën. Rihanna ka treguar me mallëngjim se paçka zemërimit të madh ndaj ish të dashurit (për atë që i kish bërë), nuk arrinte që t’a urrente sepse ai kish nevojë për ndihmë. E në fakt artistja ka thënë më shumë se një herë se e kish falur Chris për episodin e dhunës e madje janë parë së bashku në publik, aq sa u përfol edhe për një rilidhje të tyre. Ish çifti ka bashkëpunuar edhe profesionalisht periudhën e fundit. Rihanna ka komentuar dhe mbi veshtirësinë e menaxhimit të “cirkut mediatik” që shpërtheu pas dhunës së ushtruar nga Chris dhe ka dënuar faktin që të gjithë e quajtën atë “monstër”. Ka qenë pikërisht ky cilësim që i shtoi dozat e shqetësimit artistes në lidhje me reperin, i cili veç të tjerash u dënua me 5 vite liri në vëzhgim dhe me shërbime sociale.
Intervista e plotë e Rihanna-s për Oprah do të transmetohet në SH.B.A. të dielën më 19 Gusht.