Sergio Mattarella eshte presidenti i ri i Italisë.
Ai mori 505 votat e mjaftueshme të Parlamentit Italian për të qënë në krye të shtetit.
Gjykatësi Sergio Mattarella, ishte zgjedhur nga kryeministri Matteo Renzi si kandidat.
Gjatë tre tureve të para të zhvilluara të enjten dhe të premten, nevojitej një shumicë prej dy të tretash dhe grupimet kryesore politike kishin bërë thirrje për t’i dorëzuar fletët e votimit të pavlefshme, një urdhër që ndiqet nga më tepër se 500 zgjedhës të mëdhenj në çdo tur.
Sergio Mattarella vjen nga “Demokracia Kristiane”, dhe është i vlerësuar për seriozitetin e treguar në punën e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ka qene pesë herë ministër dhe kur drejtonte dikasterin e Mbrojtjes, ka arritur atë që shumë përpara tij nuk e kishin bërë dot: heqjen e detyrueshme të shërbimit ushtarak.
Kryeministri Italian në një status në rrjetin social Facebook ka përshëndetur zgjedhjen e tij në krye të shtetit.