Sergey Brin me syzet BigG

Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin është parë në New York me syze që zmadhojnë realitetin BigG. Autori i fotografisë, që po bën xhiron e botës, është një udhëtar i vëmendshëm, Noah Zerkin: «Sapo pata një bisedë me njeriun më të fuqishëm të botës»,- ka shkruar në Twitter, duke vendosur edhe fotografinë. 39-vjeçari me origjinë ruse duket shumë ndryshe dhe jo i bezdisur nga fotografi duke pozuar me krenari. Mbledhja e buzëve tregon ndërgjegjësimin, se sapo kishte ndihmuar për të shtuar kuriozitetin mbi një produkt, të cilit ende nuk i njihet data e daljes në treg.

Dhe konteksti i takimit mund të n’a bëjë të imagjinojmë një Bill Gates në bordin e një tramvaji, teksa përdor versionin e parë të Windows 95 apo një Steve Jobs, që provon të telefonojë me iPhone-in e parë në një park publik. Fantazi e pastër dhe funny.

Advertisement

Sigurisht që qarkullimi gjithnjë e më tepër në publik me këto syze teknologjike n’a shton kuriozitetin për Projektin Glass, projekti i lenteve që do të jenë në gjendje të dërgojnë e lexojnë mesazhe dhe të n’a sigurojnë informacione mbi çfarë n’a rrethon…