Serbi – Rigjykohet cështja “Bytyci”

Lajmin e bën të ditur radio serbe “B92”, sipas të cilës Kolegji i Apelit ka vendosur ta rikthejë cështjen për rigjykim. Në shkallën e parë, dy të dyshuarit Sreten Popovic dhe Milosh Stojanovic u shfajësuan nga akuzat për ekzekutimin e tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyci. Tre vëllezërit Bytyci, me nënshtetësi amerikane, vajtën në Kosovë nga Nju Jorku në vitin 1999, për t’iu bashkuar Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Në qershor të po atij viti ata u arrestuan në territorin serb dhe pas një burgimi prej 15 ditësh u dërguan në Petrovo Selo, ku u ekzekutuan nga policia serbe. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në një varrezë masive në këtë vend dhe një vit më vonë u varrosën në Nju Jork, në një ceremoni me nderime të larta.

Advertisement