Maqedoni – SHBA paralajmëron për Uikileaks

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, të cilat citojnë burime pranë Ministrisë maqedonase të Punëve të Jashtme. Sipas burimeve, nga 250 mijë dokumente të publikuara, 522 janë korrespondenca, analiza dhe raporte mbi situatën në Maqedoni. Ato janë hartuar nga ambasada amerikane në Shkup dhe më pas janë dorëzuar në Departamentin e Shtetit në Uashington. Mes cështjeve që kanë të bëjnë me Maqedoninë, saktësojnë burimet, është edhe ajo e emrit kushtetues me Greqinë.

Advertisement