SHBA – Dënohet publikimi i dokumentave në Uikileaks

Përmes një konference për shtyp, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, që në këto dokumente, akuzohet se inkurajon diplomatët amerikanë në të ashtuquajturin “nivel të ulët spiunazhi”, tha se rrjedhja e dokumenteve nuk është gjë tjetër vecse një dëm i madh që i bëhet bashkësisë ndërkombëtare. Sipas Clinton, SHBA do të ndërmarrë masa agresive kundër të gjithë atyre që vodhën informacionin që u publikua në Uikileaks. Ajo u shpreh besimplotë se marrëdhëniet për të cilat administrata Obama ka punuar shumë do t’i bëjnë qëndresë kësaj sfide.

Advertisement