Serbi – Nuk pranojmë kusht për në BE

Duke komentuar një deklaratë të ambasadorit britanik në Beograd se Kosova dhe rruga e Serbisë drejt BE-së më nuk janë në binarë të ndarë, Gjelic ka thënë se “Serbia kurrë nuk do ta njohë direkt apo indirekt pavarësinë e paligjshme të Kosovës”. Sa i përket pyetësorit të BE-së për Serbinë, ai thotë se Beogradi në të gjitha pyetjet, si dhe në ato që kanë të bëjnë me territorin dhe popullsinë, do të përgjigjet konform politikës kushtetutës së Serbisë, dhe atje ku ajo zbatohet në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.