Serbi – Kosova të paraqitet me status neutral

Një kërkesë të tillë komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ia ka shprehur gjatë një takimi të përbashkët, kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç. Në ndalesën e parë që Fule bëri në Beograd, në kuadrin e turit të ndërmarrë prej tij në Ballkanin Perëndimor, ai është takuar me autoritetet e larta të Beogradit, në të cilat kanë diskutuar edhe për çështjen e Kosovës. “Duke u nisur se pjesëmarrja e Kosovës duhet të jetë me status neutral, së bashku kemi konstatuar se duhet të kërkohet zgjidhje teknike përkatëse”, tha Cvetkoviç para euro-komisionerit Stefan Fule. Ndërsa lidhur me çështjen e integrimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian, është pohuar se “ka shumë sfida dhe detyra në rrugën për në BE, por nëse Serbia është me të vërtetë e vendosur për anëtarësim, Komisioni Evropian është i vendosur që ta ndihmojë”.

Advertisement