Premtimi është dhënë nga kryeministri serb Mirko Cvetkoviç, sipas të cilit, pas plotësimit të pyetjeve do të pasojnë konsultimet me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, për pyetjet e mundshme shtesë. “Kosova nuk është përfshirë në pyetësor. Por, pavarësisht kësaj, ekzistojnë një numër i pyetjeve sa i përket bashkëpunimit Beograd-Prishtinë”, deklaron Fyle. Progresi i mëtejshëm për Serbinë, sipas Fyles, mbetet i varur nga arrestimi i të kërkuarve për krime lufte. “Prioriteti kryesor duhet të vazhdojë, arrestimi i suksesshëm i Ratko Mlladiçit dhe Goran Haxhiçit”, ka thënë Fyle.


