Kosovë – Pacolli premton anëtarësim në OKB

Ndërsa i pyetur për koalicionet e mundshme paszgjedhore, dhe mundësinë e krijimit të qeverisë bashkë me PDK-në, Pacolli tha se asnjë parti nuk përjashtohet nga mundësia e bashkëpunimit. Lideri i AKR-së tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë, nëse gjenden njerëz dinjitozë, që janë të gatshëm të implementojnë programin e AKR-së. “Për asnjë parti nuk kemi vija të kuqe”, tha Pacolli. Për dëshirën e shprehur për t`u bërë president i Kosovës, ai ka thënë se do të bëhej president nëse brenda 3 muajve nga ardhja në qeverisje do të ndryshonte kushtetuta, që zgjedh presidentin nga votat e drejtpërdrejtë e qytetarit. Aleanca Kosova e Re, sipas Pacollit, është partia e tretë në vend me votat e qytetarëve dhe jo me shitblerje deputetësh, duke kujtuar se kishte edhe oferta të tilla.

Advertisement