Në një njoftim të institutit bëhet e ditur se ky është numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja të regjistruar deri dje dhe sipas të dhënave shumica e rasteve janë të importuara. Njëzet e pesë raste të gripit janë persona të cilët janë kthyer në vend pas udhëtimeve në vende të tilla si Argjentina, Australia, Kanadaja, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanja, ndërsa pesë pacientë janë prekur nga sëmundja si pasojë e kontaktit me këta persona.