Kosovë – Thaci në samitin e Kroacisë

Në këtë konferencë e cila bashkë sponsorizohet nga Suedia, do të marrin pjesë liderë nga vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe liderë nga Evropa Juglindore. Sipas Kryeministrisë, Hashim Thaçi do të prezantojë arritjet e institucioneve të Republikës së Kosovës, përkushtimet e qeverisë për thellimin e reformave të gjithanshme, qeverisjen e mirë, transparente dhe efektive, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve.

Advertisement