Serbët botojnë fotot e nxehta të presidentes së re Kroate

Gazeta serbe “Informer” shkruante dje se presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me një spiun serb.

Ajo paralajmëronte se ekziston një video nga marrëdhëniet e tyre seksuale, ndërsa sot ka botuar disa foto nudo, që sipas saj janë të presidentes kroate. “Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit. Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite. Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”, shkruante gazeta serbe dje, duke iu referuar një diplomat të lartë perëndimor. Por Telegraf thotë se në foto është aktorja e pornografisë, Diamond Foxxx. Sipas saj, kjo mund të jetë një tallje e agjentëve kroatë me gazetën serbe. Nga fotot që sjell Telegraf, duket se bëhet fjalë për një mashtrim.

Advertisement