Debati ka nisur në Instagram. Artistja e çmimit Oscar Gwyneth Paltrow ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me vajzën Apple, që e ka me ish bashkëshortin këngëtarin e Coldplay Chris Martin, gjatë pushimeve të tyre. Këtë gjë duket që se ka pritur aspak mirë 14 vjeçarja, e cila ka komentuar menjëherë poshtë foto, duke shprehur disaprovimin e saj publikisht: Mami e kemi diskutuar. Nuk mund të postosh asgjë pa konsensusin tim’. Por Paltrow duket se nuk është intimiduar aspak dhe është përgjigjur: ‘Lëri këto! As fytyra nuk të duket këtu! Fakt është që pas kësaj komenti i Apple është fshirë ndërsa fotoja jo.
/Balkanweb.com/