Justin Bieber dhe Selena Gomez prej javësh tashmë janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, duke i dhënë një tjetër mundësi dashurisë së tyre.
Selena duket se nuk ka fituar vetëm zemrën e Justin-it me këtë rikthim, por edhe të nënës së tij, Pattie Mallette. Autorja dhe regjisorja e njohur kanadeze e ka quajtur të veçantë marrëdhënien e saj me këngëtaren Gomez.
“Unë nuk di të them shumë për marrëdhënin e tyre personale sepse Bieber nuk ndan shumë detaje nga jeta e tij private, por unë e dua Selenën”,- është shprehur Pattie.
“E mbështes Justin-in në çdo gjë që bën. Nëse ai e dashuron, atëherë dhe unë e dua. E kam takuar dhe kemi një marrëdhenie të veçantë me të, mendoj se është vajzë e çmuar. Ndjej se Justin po rritet dhe jam shumë krenare për të“,- përfundon regjisorja në intervistën e saj për “Justice Speaks Holiday Benefit”. I pranishëm në moment ka qenë edhe djali i saj, të cilit me siguri i është bërë shumë qejfi për këto fjalë.