Selena Gomez foli për gjithçka na duhej në intervistën e saj të fundit për Elle Magazine.
Nga marrëdhënia e saj me Instagramin, bashkëpunimi me Puma dhe Coach, projektet dhe progresi në muzikë, si e përjetoi lajmin kur Demi Lovato u shtrua në spital dhe sigurisht përballja me Lupus-in dhe ndarjet nga The Weeknd dhe Justin Bieber.
Le të ndalemi pikërisht te tema e fundit…
“Ishte një periudhë e vështirë”, thotë Selena teksa sqaron se terapia më e mirë pas ndarjes ishte takimi me të ëmën dhe disa femra që i janë gjendur pranë saj.
“I kisha të gjitha aty, duke më inkurajuar, dhe ishte një nga ato momentet që i imagjinon kur je një vajzë e vogël dhe bisedon me mamin dhe hallat dhe mendon: Ja çfarë po ndodh në jetën time”, rrëfen ajo për revistën.
Pra, njësoj si Kate Middleton dhe Selena Gomez na vërtetuan se terapia më e mirë pas ndarjes janë mami dhe miket.