Selena Gomez | “The Heart Wants What It Wants”

Hapi mirë veshët Justin Bieber, sepse Selena Gomez ka një mesazh për ty. 22 vjeçarja ka hapur zemrën në singëllin e saj të ri “The Heart Wants What It Wants” që shërben edhe si singëlli i parë i “For You”, compilation-it të ardhshëm. Videoja mban regjinë e Dawn Shadforth dhe e shfaq Selenën në lot për marrëdhënien e shkatërruar nga e cila e di që duhet të largohet por s’mundet pasi zemra i thotë të kundërtën. Ju duket një skenar familjar? Shihni klipin emocional të artistes. Ja tek e keni: