Selena Gomez publikon demon e paedituar të “LOSE YOU TO LOVE ME”

Rreth një vit pas daljes së këngës, Selena Gomez ka dashur të surprizojë fansat duke publikuar një demo të papublikuar më parë të “Lose You To Love Me”. 

“Ka kaluar një vit nga publikimi i njërës prej këngëve më të rëndësishme të karrierës sime, e cila u rendit dhe në vendin e parë të Billboard Hot 100. Për të festuar këtë përvjetor ja tek e keni demon e këngës që aq shumë ma keni kërkuar”,- ka shkruar Gomez.

Advertisement

 

“Lose You To Love Me” së bashku me “Look At Her Now” (publikuar respektivisht më 23 dhe 24 tetor 2019) janë këngët që shënuan zyrtarisht fillimin e një kapitulli të ri muzikor të Selena Gomez. Të dyja i referohen lidhjes së gjatë “tërhiq e mos këput” me Justin Bieber, edhe pse artistja kurrë nuk e përmendi emrin e ish të dashurit.